PARIS, 22 qershor /ATSH-AFP/ – Anija humanitare “Ocean Viking” rifilloi sot lundrimet pas tri muajve ndërprerje për shkak të krizës shëndetësore dhe është drejtuar drejt ujërave libiane për të shpëtuar migrantët e transportuar nga anijet në Mesdhe.
Anija e drejtuar nga OJQ-ja ”SOS Mediterrane”, e cila ka zbatuar një protokoll të rreptë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në bord, ka hequr spirancën nga porti i Marsejës rreth orës 08:30.
Ajo ka në plan të mbërrijë të enjten në këtë zonë të Mesdheut Qendror.
ATSH