PARIS, 17 qershor /ATSH-AFP/ – Viktimë e pandemisë, tregu europian i automjeteve ka pësuar një rënie prej 52,3% në muajin maj në një vit, një shifër më pak negative se në muajin prill në sajë të rihapjes së koncesionarëve në disa vende, sipas të dhënave të publikuara sot.

“Shitjet e grupit Renault (me Dacia, Lada dhe Alpine) kanë rënë me 52,5% muajin e kaluar dhe ato të PSA (Peugeot, Citroën, Opel/Vauxhall, DS) me 56,4%”, njoftoi Shoqata e Prodhuesve Europianët të Automobilave (ACEA) në një komunikatë.

ATSH