FRANKFURT, 26 qershor /ATSH-AFP/ – Kriza më e rëndë ekonomike, e shkaktuar nga epidemia e koronavirusit në zonën euro me shumë gjasa ka kaluar, theksoi sot presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde.

“Më e keqja me shumë gjasa ka kaluar”, deklaroi drejtuesja franceze në një konferencë.

Ajo këmbënguli në faktin se rimëkëmbja do të jetë e paplotë.

”Kjo rimëkëmbje do ta transformojë ekonominë”, shtoi ajo.

ATSH