2664 mësues e kanë marrë deri tani dozën e parë të vaksinës AstraZeneca, në disa qytete të vendit.

Shifrat zyrtare i publikon ministrja Manastirliu, e cila shkruan “2664 mësues nga Kukësi, në Shkodër, Lezhë, Tiranë, Durrës, Lushnje, Korçë, janë sot më të mbrojtur nga #covid19, pas marrjes së dozës së parë të vaksinës, teksa procesi po shtrihet në të gjithë vendin.”

Vaksinimi i mësuesve në Shqipëri ka nisur prej disa ditësh, mes frikës për vaksinën AstraZeneca. Shumë mësues kanë refuzuar të vaksinohen për shkak të lajmeve të fundit, se disa shtete e kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine, sepse ka dyshime se shkakton mpiksje gjaku.

Vetë OBSH ka kërkuar që vaksinimi me AstraZeneca të vazhdojë pasi nuk ka të dhëna shkencore se ajo shkakton mpiksje gjaku.