ATSH-ANSA/ – Njëqind. Dhe më pas 101. Cristiano Ronaldo shkruan emrin e tij edhe më qartë në historinë e ekipit kombëtar portugez.

Në ndeshjen kundër Suedisë ai theu rekordin treshifror.

Në ditën e Ligës së Kombeve, Franca fitoi 4-2 ndaj Kroacisë dhe Belgjika 5-1 kundër Islandës.

Anglia e tronditur nga çështja Foden-Greenwood doli barazim 0-0 në Danimarkë.

Giroud shënon golin e tij të 40-të ndërkombëtar, një më pak nga Platini dhe bëhet  shënuesi i dytë i të gjitha kohërave për Bleus, ndërsa Griezmann me golin e 31-të qëndron në shifrën e golave të shënuar nga Zidane. /os/