LONDËR, 19 qershor /ATSH-DPA/ – Menaxheri i Liverpoolit, Juergen Klopp deklaroi se skuadra e tij është e gatshme të rinisë kampionatin, ndërsa përgatiten për ndeshjen e tyre të parë në Premier League, të dielën kundër Evertonit.
Liverpooli ka 22 pikë avantazh nga Manchester City, duke pasur nevojë vetëm për dy fitore të tjera për të qenë i sigurt në titullin e tyre të parë që nga viti 1990.
Dhe Klopp thotë se mezi presin për të filluar kampionatin.
“Jemi të gatshëm të rifillojmë, por duhet të jemi të gatshëm të përballemi me probleme, sepse do të ketë probleme’’, shtoi ai.
“Në një lojë futbolli, duhet të ketë një plan dhe në lojë duhet ta zbatojmë atë ose duhet të përshtatemi. Do të jetë emocionuese”, shtoi Kloop.
ATSH