“Nuk ka asgjë serioze ose urgjente. Ai është thjesht një pacient i një moshe të caktuar, i cili është nën presion dhe i cili po kalon një periudhë gjatë së cilës ai ka nevojë për ndihmë. Është e vështirë të jesh Maradona, ju e dini”, u tha Luque gazetarëve jashtë klinikës.
‘’Shtrimi në spital nuk ka lidhje me pandeminë aktuale të koronavirusit’’, konfirmoi mjeku.
Disa media argjentinase kishin përmendur më parë probleme psikologjike për të shpjeguar shtrimin në spital të “Pibe de oro”.
“Diego është mirë, por ai mund të jetë më mirë. Unë e pashë atë në një gjendje që nuk më pëlqen ta shoh, kështu që fola me të dhe i thashë le të shkojmë në klinikë që të mund të përmirësohesh”, theksoi Luque, sipas të cilit kohëzgjatja e shtrimit në spital të yllit argjentinas do të varet nga ecuria e rezultateve./ /os/