Autoritetet indoneziane thonë se kanë gjetur vendin ku ka rënë avioni, që u rrëzua ditëne  djeshme në det, pas ngritjes nga Xhakarta.

Mediat e huaja bëjnë me dije se po gjurmohen sinjale që vijnë nga regjistruesi i fluturimit të avionit.

Më shumë se 10 anije janë vendosur tani në vend dhe zhtësiet kanë filluar kërkimet.

“Ne kemi zbuluar sinjale në dy pika, kjo mund të jetë kutia e zezë,” tha shefi i agjencisë së kërkimit dhe shpëtimit në Indonezi, Bagus Puruhito.

Në pikat ku mendohet se ka rënë avioni, janë gjetur edhe disa pjesë.

Kujtojmë që avioni humbi kontaktet pak minuta pas nisjes nga Xhakarta, në Indonezi dhe është rrëzuar në det.

Informacionet bëjnë me dije se në bord kishte 56 pasagjerë, përfshirë 46 të rritur, 7 fëmijë dhe 3 foshnje, si dhe 6 anëtarë të ekuipazhit.

Nuk dihet ende fati i personave në fjalë.

Screenshot_7.png