zgjidhjen e pandemisë së koronavirusit do të përcaktojë rolin e saj në të ardhmen lidhur me çështjet globale, deklaroi kancelarja gjermane, Angela Merkel.

Duke folur në parlament për presidencën e ardhshme të Gjermanisë në BE, Merkel tha se pandemia duhet të shihet si mundësi për të reformuar institucionet dhe bizneset europiane për të pajisur më mirë bllokun në të ardhmen.

Ajo theksoi se bashkëpunimi dhe uniteti midis vendeve anëtare të BE-së nuk ka qenë më i rëndësishëm se tani, duke shtuar se asnjë vend nuk mund ta kapërcejë krizën i vetëm dhe në izolim.

Udhëheqësja gjermane, e cila do të largohet nga detyra në fund të mandatit aktual, tha se kufizimet që lidhen me koronavirusin erdhën me çmim të lartë, por ishin të domosdoshme për të frenuar përhapjen e sëmundjes vdekjeprurëse të mushkërive, COVID-19.

Gjermania do të marrë përsipër presidencën e radhës të BE-së për gjashtë muaj duke filluar nga 1 korriku.

ATSH