BERLIN, 17 qershor /ATSH-DPA/ – Qeveria e kancelares gjermane Angela Merkel pritet të miratojë një buxhet të dytë plotësues prej 62,5 miliardë eurosh në përpjekje për të luftuar rënien ekonomike të shkaktuar nga koronavirusi.
Masa sjell borxhin e përgjithshëm të pritur për vitin 2020 në një rekord prej 218,5 miliardë euro dhe i shtohet buxhetit fillestar fillestar prej 156 miliardë të aprovuar në fund të marsit.
Ky është zhvillimi i fundit i një ndryshimi masiv të buxhetit nga qeveria gjermane, nga një vend që zotëronte një buxhet të ekuilibruar, një investitor kryesor në eurozonë, dhe i dedikohet rimëkëmbjes nga pasojat ekonomike të pandemisë.
Barra e borxhit për vitin 2020 është pesë herë më e lartë se në vitin 2010, viti më i keq i krizës financiare të mëparshme. Këto masa të mara nga Merkel kërkojnë miratimin e Dhomës së Ulët të parlamentit gjerman, Bundestag.
Kabineti i Merkel do të diskutojë gjithashtu detajet e një pakete stimuluese rekord për të kundërshtuar ndikimin ekonomik të kufizimeve që lidhen me koronavirusin.
ATSH