BERLIN, 10 qershor /ATSH-ANSA/ – Gjermania do të heqë kontrollet në kufij për qytetarët e BE-së që nga 16 qershori, deklaroi ministri i Brendshëm gjerman, Horst Seehofer, në një konferencë për shtyp në Berlin.

”Vendimi u mor gjatë një mbledhjeje të kabinetit të kancelares Angela Merkel. Ne do të vazhdojmë të monitorojnë zhvillimin e situatës në vendet fqinje”, theksoi ministri, i cili do të urdhërojë zvogëlimin e kontrolleve në mënyrë progresive.

”Për Spanjën, kontrollet në trafikun ajror do të vazhdojnë deri më 21 qershor, si një përgjigje reciprociteti”, shtoi ai.

ATSH