Scholz do të takohet me kryeministrin Pedro Sanchez për bisedime dhe drekë pune.
Tensionet e vazhdueshme midis Rusisë dhe Ukrainës do të jetë një tjetër çështje në rendin e ditës.
”Politikisht, të dy liderët janë relativisht afër ideologjikisht dhe vizita mund t’i ofrojë Sanchezit mundësi për aleanca të ardhshme”, sipas gazetës ”El Pais”.
Që nga marrja e detyrës, Scholz ka udhëtuar në Francë, Poloni dhe Itali, si dhe ka zhvilluar bisedime me krerë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s.
Spanja, vendi i katërt më i madh në BE për nga popullsia, nuk është anëtare e grupit G7-s, por është pjesëmarrëse e përhershme e samiteve të G20-s.
Për sa i përket luftimit të pandemisë, Spanja ka një shkallë më të lartë vaksinimi se Gjermania, me të paktën 85% e spanjollëve që kanë të paktën një dozë, krahasuar me 75% të gjermanëve.
Ndërsa zyrtarët gjermanë tani po shqyrtojnë nëse do ta bëjnë të detyrueshëm vaksinimin, në Spanjë nuk ka një debat të tillë./ /os/



























