ATSH-DPA/ – Këtë vit ekonomia gjermane pritet të pësojë një tkurrje me 6,6%, sipas një studimi në të cilin ekspertët paralajmëruan se kthimi në normalitet nuk pritet para fundit të 2021.
“Në total, prodhimi ekonomik këtë vit do të zvogëlohet me 6,6%”, deklaroi Timo Wollmershaeuser, kreu i parashikimeve në institutin kërkimor, IFO.
Produkti i Brendshëm Bruto në ekonominë më të madhe të Europës pritet të bjerë me 1,9% në tremujorin e parë, i ndjekur me 12,2% në të dytin, si pasojë e izolimit dhe kufizimeve kundër COVID-19.
“Deri në fund të vitit 2021, nuk do të kthehemi në nivelet që ishim para koronavirusit”, parashikoi Wollmershaeuser, duke përmendur rezultatet e një studimi të rreth 8 800 ndërmarrjeve. / /sara/