Kancelarja gjermane Angela Merkel deklaroi këtë të hënë se nëse numri i të infektuarve në vend do të rritet sërish, masat izoluese do të rikthehen.
Në një takim ditën e sotme me taskforcën e ngritur kundra pandemisë së COVID-19, ajo bëri thirrje për kujdes maksimal, si nga qytetarët ashtu edhe nga bizneset.
“Do të ishte e turpshme dhe e pavlerë nëse gjithçka do të na përmbyset. Kemi arritur shumë nëpërmjet masave izoluese dhe zinxhiri i infeksionit është drejt shkëputjes. Ka më shumë të shëruar se sa të infektuar çdo ditë” – shprehet ajo.
Por gjithashtu Merkel paralajmëroi se nëse do të vihet re një rritje e madhe e rasteve të reja apo edhe viktimave, ajo do të rivendos masat izoluese.
Bizneset e vogla janë rihapur këtë të hënë në Gjermani ku përfshihen libraritë, serviset e makinave, celularëve e shumë të tjera. Por atyre u kërkohët që të merren masa për higjienën.
/Ora News.tv/