Shpresat e Donald Trump për të fituar një mandat të ri presidencial në SHBA kanë marrë një goditje të fortë mbrëmjen e sotme.

Bordi Shtetëror i Miçiganit ka rinumëruar votat dhe ka dalë në konkluzion se nuk ka pasur manipulim të rezultatit.

Bordi i cili ka dy republikanë dhe dy demokratë në përbërje, konfirmoi rezultatet në një votim 3-0 me një abstenim

Aleatët e Trump dhe kandidati i tij për Senatit GOP, John James e kishin nxitur panelin të vononte votimin për dy javë për të kontrolluar votat në Qarkun Demokratik të Ëayne.

Për këtë, rezultatet e zgjedhjeve të 3 nëntorit flasin në favor të Joe Biden, i cili merr kështu 16 votat elektorale të shtetit.

Donald Trump ka dërguar shumë shtete në dyert e Gjykatës së Lartë me pretendimin se janë manipuluar rezultatet e votimit, por deri më tani, asnjë gjë nuk është pranuar nga ligji.