ATHINË, 6 korrik /ATSH-ANSA/ – Ngurtësimet e mëtejshme nga BE-ja, me të cilat do të lidhen ndihmat përmes Fondit të Rimëkëmbjes do të ishin politikisht të papranueshme, deklaroi kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në një intervistë me gazetën britanike ”The Financial Times”.

”Pas një dekade shtrëngimi, grekët janë pjekur shumë dhe tani ne duam të bëjmë reformat tona të nevojshme për rimëkëmbjen nga kriza e koronavirusit”, theksoi Mitsotakis.

Kryeministri bën të ditur se qeveria e tij synon zhvillimin e një “tranzicioni të gjelbër dhe digjital” dhe inkurajon fillimin e investimeve përmes një programi privatizimesh.

ATSH