ATSH – I. Vata/- Ministria e Turizmit dhe Mjedisit heq lejet të tipit C, për subjektet që nuk shkaktojnë ndotje në mjedis për 65 lloj biznesesh.

Lajmi u bë i ditur nga Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi i cili tha se për disa biznese të klasifikuar të tipit C hiqen lejet për 65 lloj biznesesh

“Heqia e Lejeve të tipit C, për subjektet që nuk shkaktojnë ndotje në mjedis do të thotë që: 65 lloj biznesesh, furra buke, lavazhe, farmaci, dyqane frigoriferike, lirohen jo vetëm nga burokracitë, por dhe nga kostot financiare”, tha Klosi

Po ashtu, Klosi tha se nga heqja e lejes për 65 subjekte nuk paguhet taksa e regjistrimit, pagesa vjetore dhe dy raporte vetmonitorimi vjetore.

“Nuk do të paguajnë më: 10 000 lekë, taksa e regjistrimit. 2 000 lekë, pagesa vjetore. 2 000 000 lekë, 2 raporte vetmonitorimi vjetore”, tha ai. /j.p/