Policia e Shtetit zbardh detaje mbi sulmin terrorist ndaj “Top Channel”, ku për pasojë mbeti i vrarë roja i sigurisë, Pal Kola.

Duke bërë një kronologji të ngjarjes, blutë e DVP Tiranë njoftojnë se automjeti i autorëve ka lëvizur në rrugën dytësore të autostradës Durrës-Tiranë, ka dalë përballë godinës së televizionit Top Channel dhe në atë moment autorët kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të godinës së televizionit. Nga të shtënat fatkeqësisht ka mbetur i vrarë shtetasi Pal Kola, 61 vjeç, si dhe është dëmtuar fasada ballore e godinës së televizionit, dhe dy automjete të parkuara në oborr.

Menjëherë pas zbrazjes së karikatorëve të AK-47ës, autorët janë larguar me shpejtësi përsëri nëpërmjet rrugës që kanë ardhur, për në drejtim të Durrësit, dhe në orën 00:36 janë fiksuar nga kamerat e sigurisë në zonën e Kasharit. Në orën 00:55, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë kanë marrë njoftim për djegien e një automjeti, në autostradën Durrës-Rrogozhinë, në vendin e qujatur “Përroi i Agait”.Mësohet se, automjeti i tipit “Range Rover Sport”, me ngjyrë kafe, i është vjedhur nga autorët një turisti kosovar më korrik të 2020, në fshatin Tale të Lezhës. Sakaq, targat e automjetit “AA 456 HC”, janë kallëzuar të vjedhura në Tiranë natën e ndërrimit të viteve.

Grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, sekuestrimin e provave që do të shërbejnë për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve. Sakaq,

Shërbimet Policore kanë vendosur shpërblim prej 100 mijë eurosh për për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në identifikimin e autorëve. Tch