Holanda bëhet shteti i radhës që pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca, pas efekteve anësore të shkaktuara pas injektimit të saj. Edhe disa shtete të tjera kanë pezulluar më herët përdorimin e kësaj vaksine.
Qeveria holandeze tha se masa, e cila do të zgjasë të paktën deri më 29 mars, ishte një masë paraprake që ka ardhur pas raporteve nga Danimarka dhe Norvegjia për efektet e mundshme anësore serioze.
Danimarka, Norvegjia, Bullgaria, Islanda dhe Tajlanda janë shtet e tjera që kanë ndaluar përdorimin e vaksinës AstraZeneca.
Ndërkohë, sipas OBSH-së se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe një rreziku të një mpiksje gjaku. Rreth 5 milion europianë kanë marrë tashmë vaksinën AstraZeneca, ndërsa në Britani kjo vaksinë u është injektuar rreth 10 milion qytetarëve.
Tre ditë më parë në vendin tonë erdhën 38.400 doza të vaksinës AstraZeneca të prodhuara në Suedi dhe të shtunën në Tiranë filloi vaksinimi i 250 mësuesve dhe pedagogëve, në shkollën “4 Dëshmorët”. Sipas asaj që ka deklaruar kryeministri dhe ministrja Manastirliu, sot fillon vaksinimi i mësuesve në gjithë vendin.



























