AMSTERDAM, 25 qershor /ATSH-DPA/ – Pas muajsh kufizimesh me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, Holanda po bën një hap të madh drejt jetës së përditshme.

Kryeministri, Mark Rutte njoftoi një lehtësim gjithëpërfshirës të masave të koronavirusit për shkollat, trafikun, kulturën dhe aktivitetet e kohës së lirë.

Lehtësimi vjen dy muaj më parë nga sa pritej.

“Megjithatë distanca e sigurisë prej 1,5 metrash mbetet normë”, deklaroi Rutte, ndërsa paralajmëroi se nuk do të hiqnin të gjitha kufizimet.

“Duhet të parandalohet një valë e dytë e pandemisë”, shtoi ai.

Nga 1 korriku, kinematë, teatrot, kishat dhe restorantet mund të presin përsëri vizitorë me numër të pakufizuar, por me kusht që të gjithë të mbajnë një distancë të sigurt prej 1,5 metrash. Deri tani, në restorante apo kinema, maksimumi i vizitorëve ka qenë 30 persona.

ATSH