ATSH/ -Pavarësisht propozim aktakuzave ndaj dy liderëve të UÇK-së, dialogu me Serbinë duhet të vazhdojë sepse nuk ka alternativë.
Kështu tha kryeministri, Avdullah Hoti në mbledhjen e sotme të qeverisë, ndërsa shtoi se janë duke punuar për një ekip shtetërore të kryesuar nga ai për të udhëheq dialogun me Serbinë.
“Pavarësisht zhvillimeve që ndodhin dialogu nuk ka alternativë. Kosova është e gatshme për këtë proces, jemi duke punuar për një delegacion, ekip shtetërore të kryesuar nga kryeministri”, tha ai.
Krahas kësaj në mbledhjen e ekzekutivit u votua “ Këshilli i Ekspertëve për dialogun me Serbinë”, por pa i përmendur emrat e tyre.
Ai komentoi edhe shfuqizimin e Ligjit për Paga nga Gjykata Kushtetuese, sipas tij shumë shpejt do të fillojnë procedurat karshi vërejtjeve të Kushtetueses për t’i proceduar në Kuvend.
“Ne shprehim zotimin për fillimin e shpejtë të procedurave karshi vërejtjeve të këtij ligji në mënyrë që të procedojmë në Kuvendin e Kosovës”, tha ai.
Kabineti qeveritar mori vendim edhe për sistemimin e përkohshëm strukturave të Ministrisë së Integrimeve në Zyrën e Kryeministrit ndërsa u tha se shumë shpejtë do të bëhet një agjenci për Integrime Europiane.
Ndërkaq, propozim-vendimi për themelimin e komitetit ndërministror për përzgjedhjen e projektit për kompleksin memorial, “Adem Jashari” u shty për mbledhjen e ardhshme./KosovaPress//e.m/ /a.a/