Një 43 vjeçar i shpallur në kërkim dhe i dënuar me 5 vite burg nga Gjykata e Padovas në Itali, është arrestuar nga Policia e Durrësit në bashkëpunim me Interpol Tiranën.
Sipas Policisë, si rezultat i shkëmbimit të vazhdueshëm të informacioneve me ZQK Interpol Tirana, kanë bërë të mundur lokalizimin dhe arrestimin provizor të shtetasit Gazmend (Dervishi) Gjyzeli, 43 vjeç, banues në Durrës.
Këtë shtetas Gjykata e Padova, Itali, me vendimin e datës 13.09.2003, e ka dënuar me 5 vjet burg për veprën penale “Shfrytëzim i prostitucionit” dhe “Përdhunimi”, të parashikuar sipas Kodit Penal Italian. Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, vijojnë procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejtë Italisë.