Një 29 vjeçar është arrestuar nga Policia në Durrës, pasi lëvizte me armë zjarri me vete, dhe kishte disa doza kokainë gati për shitje. Ky shtetas rezulton se është dënuar dhe në Gjermani, për drogë.

Bazuar në informacionet e marra në rrugë operative për një shtetas që qarkullonte me armë zjarri pa leje dhe ushtronte veprimtarinë kriminale të shprëndarjes së drogave të forta, shërbimet e Policisë organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Nënkalimi”, në kuadër të të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit:

 

– Sh. H., 29 vjeç, banues në Maminas, Durrës, i dënuar më parë në Gjermani, për trafikim të lëndëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Ura e Dajlanit”, shërbimet e Policisë kanë ndaluar mjetin tip “Volksëagen” me drejtues shtetasin Sh. H.

Gjatë kontrollit të automjetit me të cilin qarkullonte ky shtetas, Policia gjeti një armë zjarri, 1 krehër me 6 fishekë, lëndë narkotike të dyshuar kokainë dhe tre aparate celular, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me automjetin tip “Volksëagen”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Armëmbajtja pa leje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.newsbomb