Petro Shamo, mjek i njohur infeksionist është ndarë nga jeta në moshën 78 vjeçare.

Mësohet se mjeku Shamo prej ditësh ishte infektuar me Covid-19. Fatkeqësisht, ai nuk e ka fituar dot betejën për jetën.

Mjeku Shamo ka qenë dhe shef i Spitalit Infektiv në QSUT. Prej 5 ditësh ai ishte në spital, por pavarësisht përpjekjeve të kolegëve, ka ndërruar jetë sot.

“Me dhimbje te madhe sot humbem njeriun me te dashur, dajen tone te dashur Petro Shamo, i cili gjate gjithe jetes se tij punonte si mjek ne sherbim te popullit. I paharuar qofte ne zemrat tona”, shkruan mbesa e mjekut.

150954364_440255337388795_280978035278154515_o.jpg