Efektivi i Policisë Rrugore në Shkodër Hysni Idrizi ka mbetur i plagosur pasi është dhunuar fizikisht nga një person.

Mësohet se polici Hysni Drizi ka konstatuar një mjet të të parkuar “dyshë” në lagjen “Parrucë” të qytetit të Shkodrës dhe i ka vendosur gjobë. Pak momente më pas, në drejtim të tij ka shkuar pronari i mjetit triçikël Indrit Shtegu, dhe ka nisur tëë debatojë me policin. Në debat e sipër, Shtegu ka qëlluar disa herë me grushta në fytyrë efektivin e Hysni Idrizi duke i thyer nofullën.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e djeshme, ndërsa bëhet me dije se Indrit Shtegu është shpallur në kërkim nga Policia dhe akuzohet për “Goditje për shkak të detyrës, ndaj punonjësit të Policisë” dhe “Kundërshtim të punonjësit të Policisë”.

Të pyetur nga Blutë e Shkodrës për vendndodhjen e Indrit Shtegut, familjarët e tij janë shprehur se nuk e dinë ku ndodhej, ndërsa kanë thënë se vuan nga probleme të shëndetit mendor.newsbomb