Milanin e pret një sfidë e vështirë sonte në mbrëmje. Kuqezinjtë do të përballen me Chelsea në “Stamford Bridge”, sfidë e fortë dhe e rëndësishme për fazën e grupeve në Champions League, aty ku ekipi i Piolit numëron katër pikë pas dy takimeve të parë.
Shpresat e mëdha janë të varura te Rafael Leao, i cili ndodhet në formë të mirë dhe shpreson të lërë shenjën e tij në duelin e zjarrtë të Londrës. Trajneri zbulon disa anë të panjohura të 23-vjeçarit portugez.
“Qëndrimet e tij nuk kanë lidhje me atë që është brenda Rafaelit. Ai është një djalosh inteligjent dhe shumë i ndjeshëm. Mua më pëlqen shumë pasi të dëgjon.
E këshilloj çdo ditë që të mos kënaqet kurrë, sepse një lojtar me potencialin e tij duhet ta shfrytëzojë në maksimum talentin për të mbërritur në majën e botës”, deklaroi trajneri italian./ Super Sport.
Top Channel