India ka regjistruar një tjetër rekord vdekjesh dhe infektimesh në 24 orët e fundit. 4 mijë të vdekur dhe 421 mijë raste të reja me Covid-19 janë shënuar në Indi sipas të dhënave të ministrisë së Shëndetësisë.
Deri tani në Indi janë shënuar në total 230.168 të vdekur dhe 21,1 milionë të infektuar.
Më 1 maj, India është bërë shteti i parë në botë që ka regjistruar mbi 400,000 të infektuar me këtë virus brenda një dite.
Spitalet në Indi janë duke u përballur me vështirësi pasi ka mungesë të shtretërve dhe oksigjenit mjekësor.