ATSH-DPA/ – Indonezia regjistroi sot numrin më të lartë të viktimave nga koronavirusi, pasi rastet e para në vend u raportuan në fillim të muajit të kaluar.
“Numri i vdekjeve nga COVID-19, sëmundja e shkaktuar nga koronavirusi, u rrit në 459, pasi u raportuan 60 viktima të reja në 24 orët e kaluara”, njoftoi forca e punës për Covid-19.
Numri i rasteve të konfirmuara u rrit në 4 836, me 282 raste të reja gjatë ditës së kaluar, sipas zëdhënësit të forcave të punës, Achmad Yurianto.