Infokult nisi këtë fundjavë si programi më i ri që do shoqërojë publikun çdo të shtunë, në orën 10:00 në televizionin Skampa. Me një larmishmëri ngjyrash e fushash të ndryshme nga arti, kultura, sporti, turizmi ku u servirën me kronikat e përgatitur nga tre prazantuesit e programit. Në lidhje direkte me ta ka pasur edhe të ftuar rreth këtyre fushave. Për të folur rreth një nisme shumë të rëndësishme dhe të veçantë me sloganin “Eja në shtëpinë tënde” e ftuara e parë ishte drejtoresha e Unionit të Bashkive Shqipëtëre në Rajon, Andriola Kambo. E për të mësuar më shumë rreth planeve dhe veprimtarisë gjatë dhe post karantinës Rosela Gjylbegu ishte e ftuara e dytë në emision. Duke folur rreth shumë temave dhe problematimave , Rosela na sugjeroi disa pika turistike në Qarkun e Shkodrës,ku secili prej nesh mund të kalojë një fundjavë të bukur.
Një hapësirë dedikuar tërësisht informacionit, trashëgimisë kulturore, historisë, turizmit, sportit, i sjell
në një kontekst lifestyle. Ana Toçi, Nino Mejdani dhe Enea Jorgji hulumtojnë për të sjellë një qasje pozitive
frymëzuese në dobi të shoqërisë. Ndërveprimi me analistë dhe profesionistë të
ndryshëm me anë të intervistave live sjell një debat konstruktiv mbi aktualitetin
dhe interesin në fushat përkatëse. Me autorësi të Xhani Shqerrës, INFOKULT është një guidë mjaft e mirë për fundjavën.