ATSH/- Më shumë se gjysma e vizitorëve në vendin tonë që zgjedhin institucionet e trashëgimisë kulturore si destinacione turistike janë të huaj.

Instituti i Statistikave bën të ditur se gjatë vitit 2019, numri i vizitorëve në muze, kala e monumente të tjera, si dhe në parqe arkeologjike është 1.065.081, duke shënuar rritje me 6.7 %, krahasuar me vitin 2018.

55% e vizitorëve në këto institucione, bën të ditur INSTAT, janë turistë të huaj.

Në vitin 2019, numri i gjithsej i vizitorëve të huaj në institucionet e trashëgimisë kulturore është 585 350 vizitorë, 13.2% më shumë, krahasuar me vitin 2018.

“Gjatë tremujorëve të vitit 2019, në të gjithë institucionet e trashëgimisë kulturore vihet re një përqindje më e lartë e vizitorëve të huaj, krahasuar me tremujorët e vitit 2018, me përjashtim të tremujorit të tretë”, thuhet në raportin e publikuar nga INSTAT./a.gjonaj//a.a/