ATSH/ Në totalin e investimeve të huaja në Shqipëri, gjatë 2020, rritje të konsiderueshme kanë regjistruar investimet austriake.

Investimet austriake në Shqipëri shënuan rritje me 70% gjatë vitit 2020, krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, investimet  austriake, arritën në 79 milionë euro, në fund të vitit 2020.

Investimet austriake në Shqipëri janë të përqendruara kryesisht në tregun financiar ku dominon sektori i sigurimeve dhe në sektorin e ndërtimit.

e.xh/