ATSH-AFP/ – Udhëzuesi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei i bëri thirrje sot të gjithë vendit që të respektojë rregullat shëndetësore në lidhje me koronavirusin e ri, me qëllim frenimin e përhapjes së sëmundjes.

“Të gjithë të luajnë rolin e tyre në mënyrën më të mirë për të thyer zinxhirin e transmetimit në një afat të shkurtër dhe për të shpëtuar vendin”, tha ai gjatë një videokonference me deputetët.

Ai e quajti këtë ringjallje të epidemisë së COVID-19 në Iran si një situatë me të vërtetë tragjike./ /ervo/