ATSH-ANSA/ – Ka gjenerata të reja në Ballkanin Perëndimor që kanë dëshirë të bëhen qytetarë europianë dhe pse në një moment kur ndonjë po largohet nga Bashkimi Europian dhe ne po punojmë për ata që duan të arrijnë atje, deklaroi ministri italian i Punëve të Jashtme, Luigi di Maio në Farnesina pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiç.

“Këto gjenerata të reja mund të kontribuojnë në të ardhmen e Bashkimit Europian dhe ne po punojmë mbi procesin e zgjerimit në lidhje me miqtë shqiptarë, të Maqedonisë së Veriut dhe serbë”, deklaroi ai.

“Edhe gjatë pandemisë nga pikëpamja e procesit të zgjerimit të Ballkanit Perëndimor, ne regjistruam fillimin e procesit përsa i përket Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut”, shtoi ministri.

“Për ne Ballkani Perëndimor është një rajon themelor, jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Bashkimin Europian dhe për Mesdheun”, nënvizoi ai./ /ec/