ROMË, 11 qershor /ATSH-DPA/ – Prodhimi industrial i Italisë u ul rreth 20% mes marsit dhe prillit, njoftoi agjencia kombëtare e statistikave, Istat.
Rënia ishte 19,1%.
Në bazë vjetore, prodhimi industrial ra me 42,5%.
Pavarësisht rënies, shifrat ishin më të mira në krahasim me muajin mars, kur prodhimi industrial ra me 29,3%.
Kjo shënoi rënien më të keqe që në vitin 1990.
Italia ka një industri të madhe prodhuese dhe ishte vendi i parë në Europë që hyri në izolim me qëllim frenimin e përhapjes së koronavirusit, gjë që pati efekte shkatërruese në ekonomi.
ATSH