ATSH-DPA/ – Ekonomia japoneze pësoi një rënie rekord vjetore prej 28,1% në tremujorin e dytë (TII 2020), sipas një raporti qeveritar.

Tkurrja e tretë tremujore radhazi shënoi rënien më të madhe që nga viti 1980, kur u bënë të mundura të dhënat e krahasueshme.

Ekonomia japoneze u godit rëndë nga pandemia e Covid-19 dhe nga një rritje e taksës së konsumit.

Shpenzimet e konsumatorit, një komponent kryesor i prodhimit, ranë me 7,9% në periudhën prill-qershor, ndërsa investimet e biznesit ranë me 4,7% për çdo tremujor.

Eksportet e mallrave dhe shërbimeve ranë me 18,5% dhe importet me 0,5%./ /os/