TOKIO, 23 qershor /ATSH-AFP/ – Kryenegociatori i Japonisë në diskutimet me Britaninë e Madhe për sa i përket një marrëveshjeje tregtare dypalëshe post-Brexit i ka dhënë kohë Londrës deri në fund të korrikut për të përfunduar punimet, afati i fundit sipas tij për të shpresuar një ratifikim para 2021.

“Për të shmangur një boshllëk në janar, kur dalja e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Europian do të jetë efektive, marrëveshja tregtare anglo-japoneze duhet të votohet këtë vjeshtë nga parlamenti japonez”, deklaroi Matsuura në një intervistë për “Financial Times”.

“Kjo nënkupton se ne duhet të përfundojmë negociatat deri në fund të korrikut”, shtoi ai.

“Urgjenca bën që dy vendet duhet të limitojnë ambiciet e tyre mbi këtë marrëveshje”, nënvizoi ai.

Kjo marrëveshje duhet të frymëzohet kryesisht nga ajo mes Japonisë dhe Bashkimit Europian, e quajtur Jefta, që hyri në fuqi në shkurt 2019.

Sidoqoftë, Londra kishte treguar se shpresonte të arrinte një marrëveshje dypalëshe më të favorshme me Japoninë, që do të reduktonte apo eliminonte më shumë detyrimet doganore japoneze.

ATSH