Kandidati demokrat për Presidencën e SHBA Joe Biden, i është drejtuar kombit amerikan me një fjalim që mediat atje e cilësojnë si fjalimi i një presidenti largpamës, dhe u ka kërkuar të bëjnë durim sepse ata janë në rrugën e tyre drejt fitores.

“Zoti ju bekoftë dhe Zoti i bekoftë trupat tona”, ishte mesazhi me të cilën demokrati mbylli fjalimin e tij, mesazh që rridhte nga besimi i tij se do t’i fitonte zgjedhjet. “Biden mbajti një qëndrim largpamës”, shkruajnë mediat amerikane, raporton newsbomb.al.

Tashmë, me 74 milion vota të hedhura për të dhe kandidaten për nënpresidente Kamala Harris, ai është shumë pranë fitores, edhe pse ka treguar durim dhe vetëpërmbajtje dhe ka kërkuar që çdo votë të numërohet, ndryshe nga kundërshtari i tij Donald Trump, i cili bëri thirrje që votat me postë të quheshin të paligjshme.

Ai u bëri thirrje amerikanëve të shikojnë përtej ndasive që janë thelluar në këto zgjedhje për të punuar për “një bashkimi të përsosur”.

“Ne po provojmë përsëri atë që kemi provuar për 244 vjet në këtë vend: demokracia funksionon,” tha ai. “Vota juaj do të numërohet. Nuk më intereson se sa shumë njerëzit përpiqen ta ndalojnë atë”, u tha amerikanëve Joe Biden.

Ndërsa procesi i numërimit vijon, demokrati kërkon durim. “Ne duhet të qëndrojmë të qetë dhe ta lëmë procesin të funksionojë”, u shpreh ai. Presidenti i ardhshëm i SHBA, sipas rezultateve të numërimit të votave, diti dhe të motivojë amerikanët kur foli për kombin, raporton newsbomb.al.

“Nuk ka asnjë arsye që ne nuk mund ta zotërojmë Shekullin 21, ne thjesht duhet të kujtojmë se kush jemi”, u shpreh Biden, ndërsa e mbylli fjalimin duke thënë se 74 milion votat që kanë marrë deri tani, janë më shumë se çdo “biletë presidenciale” që është marrë në historinë e SHBA.

“Ne kemi marrë mbi 74 milion vota, kjo është më shumë se çdo biletë presidenciale është marrë ndonjëherë në historinë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.”newsbomb