Padia e Depp kundër botuesit dhe drejtorit ekzekutiv të ”The Sun”, Dan Wootton, tërhoqi vëmendjen në të gjithë botën me pretendimet se ai ka keqtrajtuar ish-bashkëshorten, Amber Heard.

Në vendimin e tij, gjykatësi hodhi poshtë pretendimin e ylli i “Pirates Of The Caribbian”, duke thënë ishte provuar që artikulli, në thelb, ishte vërtetë, sipas agjencisë së lajmeve PA.

Në gjykatë u bënë akuza për dhunë brutale në marrëdhënien e stuhishme të çiftit.

Të dy u takuan në shesh-xhirimin e filmit “The Rum Diary”.

Ata u martuan në 2015, u ndanë një vit më pas dhe u divorcuan në 2017.   /os/