ATSH-AFP/ – Shitja e veturave të reja me motor termik do të ndalohet në Kebek në 2035, njoftoi sot qeveria e rajonit kanadez, që parashikon elektrifikimin e transportit për të reduktuar gazin me efekt serrë.

“Është realiste të parashikosh vitin 2035”, deklaroi François Legault, kryeministër i rajonit tëdytë më të populluar të Kanadasë duke zbuluar një plan për reduktimin me 37,5% të emetimeve të gazit me efekt serrë (GES) të Kebekut deri në 2030 në raport me nivelin e tyre të vitit 1990.

Kështu Kebeku bashkohet me radhët e Kalifornisë në Amerikën e Veriut, e cila kohët e fundit vendosi të njëjtin vit për të ndaluar shitjet e makinave të reja me motorë termikë.

Në Europë, disa vende që kanë njoftuar synime të ngjashme për 2025 (Norvegji), 2030 (Suedia dhe Danimarka në veçanti) ose 2040 (Franca dhe Britania e Madhe).

Quebec planifikon të investojë 6,7 miliardë dollarë kanadezë (4,3 miliardë euro) gjatë pesë viteve të ardhshme si pjesë e synimeve të tij për zvogëlimin e gazeve serrë deri në 2030./ /ec/