ATSH-AFP/ – Pas shtyrjes për shkak të motit të keq, kapsula SpaceX Dragon u lëshua me raketën Falcon 9, nga e njëjta kompani e Elon Musk, në Kennedy Space Center në Cap Canaveral (Florida).
Lëshimi në emër të NASA-s, vendos në orbitë një ngarkesë vendimtare për kërkimin e fushën e shkencave të jetës.
Kapsula pa pilot e kompanisë është e destinuar në Stacionin Hapësinor Ndërkombëtar për të livruar rreth tre tonë nga prodhimet e nevojës së parë dhe materiale për eksperimente shkencore në bord.
Midis këtyre ka edhe organe mini, të ashtuquajturat organoide, që synojnë të përmirësojnë njohuritë mbi efektet që ka qëndrimi në hapësirë në trupin e njeriut, në funksion të misioneve të ardhshme me astronautët në Hënë dhe Mars./ /ec/