“Prurjet natyrore në Kaskadë janë 1441 m3/s. Niveli i liqenit të HEC-it të Fierzës është 270.23 m, ndërsa kuota maksimale është 296 m. Niveli i liqenit të HEC-it të Komanit është 172.27 m, ndërsa kuota maksimale është 175.5 m. Niveli i liqenit në HEC-in e Vaut të Dejës është 74.60 m, ndërsa kuota maksimale është 76 m”, bën të ditur KESH.

Sipas të dhënave të publikuara në mesditën e së hënës nga KESH, aktualisht në HEC-in e Fierzës prodhimi ditor llogaritet 1610 MWh energji, në HEC-in e Komanit 7210 MWh dhe në HEC-in e Vaut të Dejës prodhimi ditor llogaritet 4130 MWh. /a.a/