Në mjaft krahina të Shqipërisë ka vënde që mbajnë emrin e Skënderbeut, këto mund të jenë male, kodra, shpella, kala, por edhe qytete me emrin e tij.
Edhe sot janë të dallueshme rrënojat e atij që quhet qyteti i Skënderbeut në rrënojat e një kështjelle në kufirin verior të Matit me Dibrën, sit i cili u zbulua falë të dhënave të Marin Barletit –jetëshkruesit të Skënderbeut.
Një tjetër toponim mund të jetë “sofra e Skënderbeut” ose “maja e Golemit” në Gurin e Pishkashit, pranë Prrenjasit, ku pozita e kësaj maje shkëmbore në këtë krahinë na con të kërkojmë kështjellën e perdorur nga Moisi Golemi dhe Skënderbeu.
Ka shumë Kala të tjera të cilat legjendat i lidhin me Skënderbeun dhe me bashkëluftëtarët e tij.
Në Rrajcë të Librazhdit, janë rrënojat e një kalaje që historia e lidh me Skënderbeun, aty flitet se Skënderbeu u rrethua nga armiqtë, dhe kur Skënderbeu pa se rruga e daljes ishte e mbyllur nga turqit, mendoi të hapte një shteg tjetër, dhe përgjatë natës dha urdhër që gratë e vëndit të këndonin dhe hidhnin valle për të tërhequr vëmndjen e pushtuesit, ndërkohë që ushtarët hapnin një rrugë në shkëmb, Skënderbeu doli nga rrethimi.
Fusha e Domosdovës, viset rreth saj shpesh herë ka qënë shesh betejashtë përgjakshme.
Po ashtu edhe malsia e Tiranës, ka qënë pjesë e betejave të tij.librazhdinews