Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim u takua sot me Kryeministrin Edi Rama për të diskutuar mbi ngjarjet e fundit.

Ambasada e SHBA-së në Tiranë bën të ditur se gjatë takimit ambasadorja Kim theksoi rëndësinë që ka gjithëpërfshirja dhe diskutimet e mirëmenduara në qeverisje, në përputhje me statusin e Shqipërisë si anëtare e NATO-s dhe vend që synon anëtarësimin në BE.

Sipas ambasadës, Kim dhe Rama u pajtuan se është thelbësore që Shqipëria të vijojë në rrugën e saj drejt arritjes së dakortësisë për reformën zgjedhore dhe masave të tjera që u janë premtuar qytetarëve të Shqipërisë.

Ambasadorja Kim do të takohet edhe me kreun e PD-së Basha së shpejti./k.s/atsh