PEKIN, 19 qershor /ATSH-ANSA/ – Kina raportoi sot 32 raste të reja me koronavirus, ditën  kur hynë në fuqi masa shtesë që izoluan pjesën tjetër të vendit nga Pekini, ku pati një shpërthim të ri në tregun më të madh bujqësor të kryeqytetit dhe u infektuan 183 persona gjatë javës së kaluar.

Nga rastet e regjistruara 25 ishin diagnostikuar në Pekin. Dy të tjera janë raportuar në provincën e afërt Hebei dhe një në provincën verilindore Liaoning.

Pjesa tjetër ishin raste të importuara në provincat e Guangdong dhe Gansu.

Të gjitha linjat ndërprovinciale të autobusëve që lidhin Pekinin me pjesën tjetër të vendit u mbyllën.

Qindra fluturime u anuluan gjithashtu nga aeroportet ndërkombëtare të Pekinit.

ATSH