PRISHTINE, 30 qershor /ATSH/ -Në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), sot janë të shtruar 111 raste pozitivë me COVID-19.
66 raste janë duke u trajtuar në reparte me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive.
Në repartin e Mjekimit Intensiv të kësaj klinike janë duke u trajtuar 6 raste, 2 raste janë në gjendje të rëndë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi dhe përkujdesje intensive, si dhe 4 raste janë në gjendje kritike me frymëmarrje të asistuar me respiratorë.
Në objektin e Mjekësisë Sportive, njësinë intensive, janë të shtruar 5 pacientë, njëri nga ta i intubuar dhe 4 të tjerë me CPAP.
Në Klinikën e Pomologjisë janë të shtruar 22 raste pozitivë me COVID-19 të cilët janë duke u trajtuar me oksigjeno-terapi.
ATSH