ATSH-Gjergji Mima/ -Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim deklaroi sot se duhet të përmbyllen reforma në drejtësi dhe reforma zgjedhore me të cilat s’mund të bëhet pazar.
Në një prononcim për mediet, Kim u shpreh se, “mesazhi im është shumë i qartë”. “SHBA-të duan të njëjtën gjë që populli shqiptar do. Ne duam që Shqipëria të jetë një aleat i fortë dhe i aftë i SHBA. Ne duam që ju të jeni pjesë e familjes europiane”, tha Ambasadorja Kim në një prononcim për gazetarët ndërsa i drejtohej Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Ambasadorja Kim theksoi se, “ju s’mund ta keni këtë pa reformë zgjedhore, nuk mund ta keni këtë pa reformë në drejtësi. Këto të dyja nuk janë për t’u bërë pazar. Janë domosdoshmëri. Ka ardhur koha të reshtet së bëri lojëra”.
“Është koha që të realizohet reforma në drejtësi. Është koha që të realizohet reforma zgjedhore, sikurse drejtuesit i kanë premtuar popullit shqiptar dhe njësoj si SHBA dhe populli shqiptar presin”, tha ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në Tiranë, Yuri Kim.