ATSH-ANSA/ – Komisioni Federal i Tregtisë i SHBA-së dhe një koalicion prej 48 shtetesh amerikane të udhëhequr nga prokurorja e Nju Jorkut, Letitia James kanë nisur dy procese gjyqësore antitrust kundër Facebook, i akuzuar për praktika antikonkurruese.
Blerja e Instagram dhe WhatsApp është në synimet e ofensivës ligjore.
”Instagram dhe WhatsApp janë bërë produktet mahnitëse që janë sepse Facebook ka investuar miliarda dollarë, ekspertizë dhe vite inovacioni për të zhvilluar tipare të reja dhe përvoja më të mira për miliona njerëz që i duan këto produkte”, theksoi kompania.
”Fakti më i dukshëm që Komisioni nuk arrin të përmendë në ankesën e tij prej 53 faqesh është se ai autorizoi këto blerje vite më parë. Kjo është histori rishikuar. Ligjet e antitrustit ekzistojnë për të mbrojtur konsumatorët dhe për të promovuar inovacionin për të mos ndëshkuar kompanitë e suksesshme”, është komenti i Facebook. /os/