ATSH/Kopshtet dhe çerdhet do të hapen duke nisur nga 1 qershori dhe pas më shumë se dy muajsh, fëmijët do t’i kthehen aktiviteteve të tyre ditore, ndërkohë që institucionet do të zbatojnë masat e reja të nevojshme, të vendosura për parandalimin e COVID-19.
Protokolli i specialistëve të Institutit të Shëndetit Publik, ka përcaktuar rregullat që duhet të ndiqen nga të gjitha palët, si nga ana e personelit ashtu edhe nga fëmijët dhe prindërit.
Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.
Ndërkaq, fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.
Disa prej masave të marra janë:
-Kopshtet dhe çerdhet do të hartojnë një grafik për sjelljen e marrjen e fëmijëve në këto institucione. Prindërit duhet ta respektojnë me përpikmëri.
-Në hyrje e në dalje të institucionit do të vendoset një higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%. Ai duhet të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm në mënyrë që fëmijët të pastrojnë duart kur të vijnë dhe kur të ikin.
-Fëmija do të shoqërohet nga një prind i cili do të qëndrojë jashtë ambienteve të institucionit dhe pret në distancë 1/5 metra nga prindërit e tjerë për ta dorëzuar fëmijën tek personeli i çerdhes.
-Rekomandohet që fëmija të shoqërohet nga prindi jo gjyshërit.
-Fëmija do të pritet dhe shoqërohet nga një edukatore e cila e merr fëmijën në hyrje të kopshtit.
– Çdo ditë fëmijës do i matet temperature me termometër digjital
-Dera e institucionit qëndron e mbyllur kur fëmijët janë brenda ndersa dritaret hapur për ajrosje.
-Nëse fëmija shfaq temperaturë njoftohet prindi për ta marrë menjëherë.
-Fëmijët e një grupi do të qëndrojnë në të njëjtën sallë ëdo ditë dhe me të njëjtën edukatore.
-Rekomandohet të mos kryhet asnjë aktivitet jashtë ambienteve të kopshtit.
– Fëmijët do të qëndrojnë në distancë nga njëri-tjetri (psh rreth një tavoline me 10 karrige të ulen 5 fëmijë)
-Të kryhet dezinfektimi i çdo dhome çdo ditë.
-Pas largimit të fëmijëve të kryhet pastrimi i sipërfaqeve dhe orendive me lëndë dezinfektuese
-Lodrat të cilat nuk mund të dezinfektohen nuk duhet të përdoren.
-Rekomandohet mos të organizohen festa ditëlindjesh
-Të vendosen postera informues.
-Te ketë uje të rrjedhshëm, sapun të lëngshëm, letra për fshirjen e duarve.
-Sanitaret të kenë gjithë kohës maska dhe doreza.
-Personeli që përgatit ushqimin duhet të mbajë gjithmonë maskë.
-Drejtuesi duhet të pajisë stafin me maska, doreza, solucione dezifektuese.
-Nëse stafi ka probleme shëndetësorë do njoftohet njësia vendore e kujdesit shëndetësor. z.tosku/j.p/