SEUL, 19 qershor /ATSH-AFP/ – Ministri koreano-jugor i Unifikimit, i ngarkuar me çështjet relative me Korenë e Veriut, dha dorëheqjen, pas një sërë tensionesh mes dy vendeve.

“Presidenti, Moon Jae-in pranoi propozimin e dorëheqjes së ministrit të Unifikimit, Kim Yeon-chul”, sipas një komunikate të Shtëpisë Blu, presidenca koreano-jugore, që nuk dha më shumë detaje.

Kim kishte paraqitur të mërkurën dorëheqjen, pas shkatërrimit nga Koreja e Veriut të zyrës lidhëse mes dy vendeve, dhe mori përgjegjësitë e tij në përkeqësimin e marrëdhënieve ndërkoreane.

Koreja e Veriut shkatërroi të martën zyrën lidhëse mes dy Koreve që ishte një simbol i përmirësimit të marrëdhënieve në gadishull.

ATSH