TIRANË, 3 korrik /ATSH – I. Vata/- Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka shkarkuar sot nga detyra Shpresa Beçaj, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.

Trupa gjykuese e përbërë nga Roland Ilia, Olsi Komici, Lulzim Hamitaj dha sot vendimin ndaj ish-kryetares së Gjykatë së Lartë e cila iu nënshtrua procesit të rivlerësimit për tre kriteret, për ligjshmërinë e pasurisë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.

Gjyqtarja e Apelit nuk ishte e pranishme në seancë, ndërsa përfaqësohej vetëm nga avokati i saj Julian Mërtiri.

Gjyqtares Beçaj, u shkarkua pasi nuk ka dorëzuar deklaratën e pasurisë pranë ILDKPI-së si dhe nuk ka depozituar as deklaratën e pastërtisë së figurës dhe as të të vlerësimit profesional duke mos përmbushur kështu detyrimin ligjor për të dalë para vettingut.

ATSH